Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAPër të hyrë në Venecia duhet

Për të hyrë në Venecia duhet

Nga 16 janari 2023, vizitorët në Venecia do të duhet të paguajnë për privilegjin. Venecia ka vendosur të bëhet qyteti i parë në botë që kërkon një tarifë hyrjeje nga 3 deri në 10 euro. Gjobat për shkeljen e biletave do të variojnë nga 50 euro deri në 300 euro. Lajmi u bë publik nga këshilltari i Venecias për turizmin, Simone Venturini, i cili e quajti masën e re një “revolucion të madh” dhe një zgjidhje për problemin e mbiturizmit me të cilin qyteti lagunor ka luftuar për dekada. Kostoja e biletës do të variojë nga një minimum prej tre euro deri në 10 euro. Çmimi nuk do të jetë fiks, por do të ndryshojë sipas numrit të vizitorëve: Sa më shumë kërkesa për hyrje, aq më e lartë është kostoja. Qëllimi, shpjegoi Venturini, nuk është “të mbyllë qytetin”, por t’i bëjë njerëzit të rezervojnë vizitën e tyre për të reduktuar “fluksin turistik” që po sjell edhe shkatërrimin e ngadaltë të qytetit. Sistemi kompleks i rezervimit të biletave dhe platforma e tij online do të zbulohen këtë vjeshtë. Përjashtim për të hyrë falas do të jenë për fëmijët nën moshën gjashtë vjeç, personat me aftësi të kufizuara, pronarët e shtëpive, ata që vijnë në qytet për arsye shëndetësore ose për të vizituar të afërmit dhe ata që vijnë për të marrë pjesë në një ngjarje sportive ose kulturore. Taksimi sipas autoriteteve të Venecias “nuk është një sistem për të fituar para, por për të menaxhuar flukset turistike”. Të ardhurat nga tarifa e hyrjes do të shkojnë për uljen e taksave të venecianëve, të cilat tashmë janë shumë të larta për shkak të volumit të madh të turistëve që duhen akomoduar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments