Për krimet e përmasave gjenocidale që shkaktoi Serbia gjatë luftës fundit në Kosovë, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës( ASHAK) nuk posedon asnjë materiale arkivor. Kështu kanë thënë nga ky institucion. Ndërkohë, mos dokumentimi i krimeve të luftës është krim, vlerësojnë njohës të së drejtës penale dhe hulumtues. Ata thonë se është i nevojshëm digjitalizimi i dëshmive dhe krijimi i një muzeu të veçantë për shpalosjen e krimeve serbe në Kosovë. Udhëheqësit aktual të Kosovës dhe pararendësit e tyre e kanë përmendur mjaft shpesh viteve të fundit, ngritjen e një padie për gjenocid ndaj Serbisë, për masakrat dhe vrasjet makabre që shkaktoi gjatë luftës. Por, përkundër kësaj, për krimet e llahtarshme nuk ka asnjë dëshmi në Agjencinë Shtetërore të Arkivave, kanë bërë të ditur nga ky institucion. “Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës nuk posedon materiale arkivore, të cilat dëshmojnë krimet e luftës të shkaktuara nga Serbia në Kosovë”, ka thënë Shpresa Mekaj, drejtoreshë e Departamentit për Politika Zhvillimore në ASHAK. Mungesën e materialeve Mekaj, e ndërlidh me rregullat ligjore. “Sipas Ligjit për Arkiva, materiali arkivor dorëzohet në arkiv tridhjetë vite nga momenti i krijimit”, ka thënë tutje ajo, në një përgjigjeje me shkrim, e pyetur nga Radio Kosova nëse Arkivi i Kosovës, ka të publikuar në mënyrë digjitale materiale që dokumentojnë krimet e luftës të shkaktuara nga Serbia në Kosovë. Afati 30 vjeçar specifikohet në nenin 13 të Ligjit për Arkivat Shtetërore. Mos dokumentimi i krimeve të luftës është një krim i dyfishtë për viktimat, pohon profesori i së drejtës penale, Ismet Salihu. Ish-drejtuesi i Instituti për Krimet e Luftës, thotë se përveç rithemelimit të institutit që u mbyll në vitin 2018, Kosova duhet të digjitalizojë dëshmitë për krimet e luftës, e madje, të krijojë edhe një muze të veçantë për këtë. “Krahas Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, duhet të themelohet edhe Muzeu për Krimet e Luftës, ku do të ekspozoheshin: faktet, provat dhe mjetet “koropra delikti”, të cilat dëshmojnë se si janë kryer këto krime ndaj popullatës së pafajshme shqiptare, e po ashtu edhe dëmet e tjera të shkaktuara”, tha ai. Teksa kritikon institucionet për mos dokumentimin e krimeve të luftës, hulumtuesi Abit Hoxha, thotë se dëshmitë për krimet serbe duhet digjitalizuar, e bashkë me të edhe rrëfime të të mbijetuarve të luftës. “Ne nuk po punojmë për digjitalizimin e fakteve që i kemi në dispozicion. Për shembull, disa prej dëshmitarëve të masakrës së Izbicës edhe asaj të Rrezallës kanë vdekur, dhe ne nuk i kemi intervistuar për një histori gojore, që tregon atë anën e përjetimeve të tyre, që nesër të kemi një muze virtual. Nuk kemi një bankë të të dhënave me dëshmitarë që u kanë shpëtuar masakrave të tilla. Nuk kemi asnjë dokumentim me fotografi. Faktikisht, kjo është për të të ardhur keq, pra, është tragjike”, tha Hoxha. Radio Kosova ka pyetur Ministrinë e Kulturës, nëse planifikon të krijojë një arkiv digjital për dokumentimin e krimeve serbe në Kosovë? Por, përkundër insistimit disa ditor, një përgjigje nga kjo ministri ka munguar, deri në përgatitjen e këtij materiali.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=617776
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on