Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAPër herë të parë në botë, një anije kozmike private në Hënë

Për herë të parë në botë, një anije kozmike private në Hënë

Kompania private japoneze e teknologjisë robotike “ispace”, është në rrugën e duhur për të ulur anijen e parë private kozmike në Hënë, këtë muaj. “Pas gjashtë dekadash të eksplorimit të Hënës, anija kozmike “Hakuto-R lander” do të arrijë në destinacionin e saj më 25 prill”, njoftoi sot kompania. “Gjithçka është gati. Mezi pres të përjetoj këtë ditë historike, që shënon fillimin e një epoke të re të misioneve komerciale hënore”, tha në një deklaratë Takeshi Hakamada, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i “ispace”. Një raketë “Falcon 9” e kompanisë amerikane të anijeve kozmike “SpaceX” e themeluar në vitin 2002 nga Elon Musk, u ngrit në dhjetor nga Kepi Canaveral në Florida, duke i krijuar “Hakuto-R” mundësinë për t’u ulur në Hënë. Nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, anija do te zbarkoje butësisht në një zonë të quajtur “Krateri Atlas” rreth orës 16:40 GMT, më 25 prill. Nëse kushtet ndryshojnë, ka vende dhe data alternative të uljes, duke përfshirë 26 prill, 1 maj dhe 3 maj. Për të mbajtur sa më pak karburant, anija do të ndjekë një rrugë më të gjatë dhe më efikase ndaj energjisë drejt Hënës, duke përdorur Tokën dhe gravitetin e diellit për rritjen e lëvizjes. “Hakuto-R” arriti në orbitën hënore, muajin e kaluar. Anija kozmike ka përmasat 2,3 x 2,6 metra dhe mund të mbajë një ngarkesë prej rreth 30 kilogramësh. Ngarkesa përfshin një rover të vogël nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një robot edhe më të vogël me dy rrota nga agjencia japoneze hapësinore “Jaxa” dhe kompania japoneze e lodrave “Tomy”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments