Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPër herë të dytë në Evropë zbulohet gripi i shpendëve te njerëzit

Për herë të dytë në Evropë zbulohet gripi i shpendëve te njerëzit

Një punëtor ferme shpendësh në Guadalajara të Spanjës është prekur nga gripi i shpendëve. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendra e Koordinimit të Sinjalizimeve dhe Emergjencave të Ministrisë së Shëndetësisë të Spanjës deklaruan se gripi i shpendëve u zbulua tek një person që punonte në një fermë shpendësh në Guadalajara të Spanjës më 27 shtator, dhe thuhet se pacienti u fut në në karantinë dhe rezultoi “negativ” në një kohë të shkurtër. Theksohet se gripi i shpendëve u pa tek njerëzit për herë të dytë në Evropë dhe për herë të parë në Spanjë. Rasti i parë u regjistrua në BM, në dhjetor 2021. Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë së Spanjës informuan se pacienti ishte pozitiv me një ngarkesë virale shumë të ulët dhe nuk kishte simptoma. Gripi i shpendëve, i quajtur “H5N1”, u zbulua për herë të parë në Kinë në fund të viteve 1990, dhe kur gjashtë nga 18 persona të infektuar me virus vdiqën në Hong Kong në vitin 1997, u njoftua nga studiuesit se njerëzit mund ta përhapnin këtë virus dhe të ketë pasoja serioze. Sipas të dhënave të OBSH-së, 456 (52 për qind) nga 864 persona të diagnostikuar me grip të shpendëve kanë vdekur që nga viti 2003.http://ata.gov.al/2022/10/04/spanje-per-here-te-dyte-ne-evropes-zbulohet-gripi-i-shpendeve-te-njerezit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ