Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi sot një paketë të re pajisjesh ushtarake për Ukrainën me vlerë 500 milionë dollarë. Dërgesa do të përfshijë municione për sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot”, automjete luftarake të këmbësorisë “Bradley”, sisteme të mbrojtjes ajrore “Stinger”, pajisje për pastrimin e minave si dhe sisteme të imazhit termik dhe pajisje për shikim gjatë natës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati jetik i Ukrainës në luftën e saj mbrojtëse kundër pushtimit rus. Sipas shifrave të Pentagonit, SHBA-ja ka ofruar ose premtuar ndihmë ushtarake me vlerë rreth 40,5 miliardë dollarë për Kievin që nga fillimi i luftës në fund të shkurtit 2022. “Kjo paketë përfshin pajisjet kryesore ushtarake që do të mbështesin operacionet kundërsulmuese të Ukrainës”, tha zëvendës-sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Dalton. atsh
Pentagoni paketë,500 milionë dollarë për Ukrainën
RELATED ARTICLES