Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, me të cilin ka biseduar edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kurti ka theksuar se marrëveshja e 27 shkurtit në Bruksel si dhe aneksi i saj, i dakorduar në Ohër, duhet të zbatohen shpejt dhe pa kushtëzime. Ndërsa zëvendëspresidenti Wieland, sipas njoftimit të Qeverisë, ka nënvizuar progresin e dukshëm të Kosovës krahasuar me rajonin për të cilin ka thënë se nuk kalon pa u vërejtur. “Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin rajonal, integrimin ekonomik të rajonit dhe për raportet fqinjësore duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në lidhje me këtë të fundit, kryeministri tha se Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit në Bruksel dhe Aneksi i saj i 18 marsit në Ohër, duhet të zbatohen shpejt, në tërësi dhe pa kushtëzime”, ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës. atsh
PE:Marrëveshja Bazike të zbatohet pa kushtëzime
RELATED ARTICLES