Parlamenti Evropian ka bërë thirrje për sanksione kundër udhëheqësit nacionalist serb të Bosnjë-Hercegovinës (BiH), Milorad Dodik, dhe zyrtarëve të tjerë të rangut të lartë të Republika Srpska (RS), një ent politik në BiH me shumicë serbe, për veprimet separatiste në vend. Raporti për BiH, i miratuar me 530 vota pro, 68 kundër dhe 33 abstenime, denoncon retorikën nxitëse të përsëritur dhe ligjet dhe politikat separatiste të udhëheqjes së RS-së. “Më shumë se 25 vjet pas përfundimit të luftës, BiH mbetet thellësisht e ndarë, përçarjet e nxitura nga elitat politike dhe përpjekjet secesioniste të RS-së”, paralajmërojnë deputetët. “Veprime të tilla po destabilizojnë BiH-në, duke kundërshtuar perspektivën e saj në BE dhe duke rrezikuar aksesin në fondet evropiane”, thuhet në raport. Së fundi, eurodeputetët i kanë kërkuar BiH-së të forcojë përgatitjen e saj për negociatat e pranimit në BE, duke kapur vrullin politik pas njohjes së statusit të vendit kandidat, dhjetorin e kaluar. atsh
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on