Eros Grezda është zyrtarisht një futbollist i “Partizanit”. Klubi i kuq përmes një njoftimi në rrjetet sociale njoftoi sot blerjen e ish-sulmuesit të kombëtares shqiptare, ndërsa ka publikuar dhe foto të 28-vjeçarit me fanellën e kampionëve të vendit. “Zyrtare! Mirësevjen te Kampionët Eros Grezda”, nis njoftimi i “Partizanit”. “28-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1 vjeçare me të kuqtë, me të drejtë rinovimi nga ana e klubit edhe për një tjetër sezon. Përgjatë karrierës së tij, Grezda është aktivizuar në radhët e Lokomotiva Zagreb, Osijek, Glasgoë Renxhers, Sibenik, Manisa dhe Zalaegerszeg. Me ekipin tonë përfaqësues sulmuesi 28-vjeçar rregjistron 13 prezenca dhe 1 gol”, bën të ditur klubi kampion i Shqipërisë. Sulmuesi nga Gjakova do të mbahet mend për kalimin e tij te “Rangers” dhe karrierën në Kroaci. Të kuqtë vijojnë fazën përgatitore në Pogradec, teksa në mesin e korrikut do të luajnë në fazën e parë të Champions League kundër “BATE Borisov”. atsh