Tuesday, March 25, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREParlamenti voton projektligjin e reformës në drejtësi

Parlamenti voton projektligjin e reformës në drejtësi

Qeveria e krahut të djathtë të Izraelit, e udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu, po ecën përpara me projektligjin e shumëdiskutuar të reformës që synon ristrukturimin e gjyqësorit, pavarësisht kritikave të ashpra brenda dhe jashtë vendit. Qeveria e Netanyahut prezanton sot në parlamentin në Jerusalem, një pjesë thelbësore të planeve të saj. Qindra mijëra protestues u mblodhën në prag të votimit në një përpjekje të fundit për të rritur presionin ndaj qeverisë për të arritur një konsensus me opozitën. Negociatat deri më tani kanë qenë të pasuksesshme. Raportet e medieve thonë se përpjekjet e ndërmjetësimit po vazhdojnë në prapaskenë. Konsultimi për projektligjin do të zhvillohet sot, por nuk pritet të kalojë para të hënës pasdite. Për më shumë se gjysmë viti, propozimi ka ndarë pjesë të mëdha të shoqërisë izraelite, ku mijëra njerëz kanë dalë rregullisht për të protestuar kundër tij. Ushtria është gjithashtu një kritike e vendosur e reformave. “Më shumë se 10 000 rezervistë kanë thënë se nuk do të paraqiten më në detyrë nëse nuk ndalet ristrukturimi i diskutueshëm gjyqësor i qeverisë”, njoftoi lëvizja “Vëllezërit në krahë” në Herzliya të dje në mbrëmje, sipas raporteve të medias. Kjo thuhet se mund të ndikojë ndjeshëm në gatishmërinë operacionale të ushtrisë. Ligji është pjesë e një pakete më të madhe që kritikët e konsiderojnë një kërcënim për demokracinë e Izraelit. Sipas reformave, nuk do të ishte më e mundur që Gjykata e Lartë të gjykonte një vendim qeverie si “të paarsyeshëm”. Opozita ka frikë se kjo mund të nxisë korrupsionin dhe emërimet arbitrare në poste të larta. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ