Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREParlamenti miraton ligjin që ndalon operacionin e ndryshimit të gjinisë

Parlamenti miraton ligjin që ndalon operacionin e ndryshimit të gjinisë

Parlamenti rus miratoi sot ligjin që ndalon operacionin e ndryshimit të gjinisë. Sipas ligjit të miratuar, shtetasit rus që nuk identifikohen me seksin që u është caktuar në lindje, nuk do të lejohen t’i nënshtrohen procedurave mjekësore ose të marrin hormone. Ligji, i cili do të hyjë në fuqi pas miratimit të presidentit Vladimir Putin, është kritikuar nga aktivistët e të drejtave të njeriut, të cilët thonë se ky vendim është një hap prapa për shoqërinë ruse. Personat transgjinorë dhe interseksualë në Rusi tani do të përballen me një diskriminim edhe më të madh, në një vend që tashmë është armiqësor ndaj komunitetit LGBTQI. Martesat në të cilat njëri partner ka ndryshuar seksin në të kaluarën do të anulohen sipas ligjit. Gjithashtu, ligji përfshin ndalimin e birësimit të fëmijëve. Ligjvënësit deklaruan se qëllimi i tyre është mbrojtja e traditave kulturore dhe vlerave familjare në luftën kundër “ideologjive perëndimore”. Putin konsiderohet një avokat i roleve dhe traditës strikte gjinore, pavarësisht se është divorcuar vetë. Udhëheqësi rus kishte parashikuar në kushtetutë, se një martesë do të ishte e mundur vetëm midis një burri dhe një gruaje. Rusia ka vendosur kufizime ligjore në jetët e njerëzve “queer” për vite me rradhë, ndërkohë që nuk ndalon plotësisht homoseksualitetin. Putin, i cili mbështetet nga Kisha Ortodokse Ruse, ka dënuar vazhdimisht politikat liberale në Perëndim. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments