Elon Musk është ftuar në Parlamentin Evropian për të marrë pjesë në një seancë publike në lidhje me Twitter. “Platforma nuk duhet të bëhet ‘padashur’ një katalizator për gjuhën e urrejtjes, ndërhyrjen në zgjedhje dhe keqinformimin”, thuhet në letrën e ftesës. Ftesa e presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, i kërkon miliarderit amerikan të dëshmojë personalisht në legjislaturën e BE-së për një shkëmbim të sinqertë të pikëpamjeve në publik. Që nga marrja nën kontroll të Twitter, Musk është paralajmëruar shpesh nga Komisioni Evropian se platforma që ai drejton duhet të jetë në përputhje me rregulloret e ardhshme të teknologjisë së BE-së. Komisioneri i Tregut të Brendshëm të BE-së, Thierry Breton, tha dje në Twitter se platformat nuk mund të vazhdojnë të kundërshtojnë politikat, pasi Musk prezantoi rregulla të paqarta për promovimin e lidhjeve me media të tjera sociale. Qasja jokonsistente e Musk për moderimin e përmbajtjes është vënë gjithashtu nën shqyrtim. Në letrën drejtuar Musk, presidentja Metsola thekson se Twitter ka një rol qendror në jetën demokratike në BE dhe ofron mundësinë e diskursit civil. Akti i Shërbimeve Dixhitale të BE-së (DSA) është rregullorja e fundit historike e bllokut, e cila përcakton përgjegjësitë e funksionimi t për kompanitë e teknologjisë dhe internetit, që hyn në fuqi nga shkurti 2024. Ligji i detyron kompanitë të shmangin përmbajtjet e dëmshme si, dezinformimi dhe të prezantojnë protokolle për të bllokuar përhapjen e materialeve të rrezikshme gjatë krizave, si pandemia e Covid-19. Kompanitë duhet gjithashtu të rrisin transparencën në lidhje me ndërveprimet me përdoruesit dhe të thjeshtojnë marrëveshjet e përdoruesve. Ligji zbatohet me gjoba ose mbyllje të plotë në vendet e BE-së.https://ata.gov.al/2022/12/20/bruksel-elon-musk-i-ftuar-per-shkembim-te-sinqerte-pikepamjesh-ne-pe/
Parlamenti Evropian fton Elon Musk
RELATED ARTICLES