Përqindja e energjisë elektrike të konsumuar në Gjermani që vinte nga burimet e rinovueshme të energjisë shënoi një nivel rekord këtë vit, duke u rritur nga 42% në 2021 në 47% në 2022, pavarësisht çrregullimeve të tregut të shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Por, energjia elektrike me burim nga linjiti dhe qymyri u rrit gjithashtu, nga 28,3% në 31,9%, raportoi sot shoqata e industrisë së shërbimeve të Gjermanisë (BDEW). Arsyeja është rivendosja në funksion e centraleve me qymyr në tregun e energjisë elektrike, në mënyrë që Gjermania të kursejë furnizimet e saj me gaz për sezonin e dimrit, pasi Rusia filloi të ndërpriste dërgesat në Evropë. Si rezultat, sipas llogaritjeve të përkohshme të (BDEW), emetimet e dioksidit të karbonit nga industria energjetike e Gjermanisë janë rritur, për herë të parë ndër vite. “Sigurisht, ky zhvillim është një hap prapa për klimën”, tha kryetarja e bordit ekzekutiv të BDEW, Kerstin Andreae. “Kështu që, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u rikthyer në rrugën e duhur sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne duhet të përshpejtojmë zgjerimin e energjive të rinovueshme, duke zgjeruar dhe konvertuar rrjetet dhe në zhvillimin e një tregu hidrogjeni”, tha ajo. Sipas BDEW, konsumi i gazit natyror në Gjermani ra me 14,8% vitin e kaluar krahasuar me një vit më parë. Furnizimet me gaz rus shënuan një rënie në 20% këtë vit, pas nje rëniejeje prej 55% vitin e kaluar.https://ata.gov.al/2022/12/20/gjermani-energjia-nga-burimet-e-rinovueshme-arrin-nivel-rekord/
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on