Tuesday, March 18, 2025
HomeLAJMEParku Kombëtar i Shebenikut, tabela informuese për vizitorët

Parku Kombëtar i Shebenikut, tabela informuese për vizitorët

Parku Kombëtar “Shebenikë-Jabllanicë” është një ndër destinacionet turistike për vizitorët e natyrës dhe të aventurës. Admininstrata e Zonave të Mbrojtura Elbasan po vendosë në të gjithë parkun tabela orientuese për vizitorët. “Shtegu i Llangës- Shpella e Akullit-Fushe Studën. Është pothuaj në përfundim puna për plotësimin me të gjithë informacionin e nevojshëm përgjatë 10 km të shtegut, i cili është në shërbim të vizitorëve vendas e të huaj”, bën të ditur ADZM Elbasan. Ky shtegu përshkohet nga bukurite e pyjeve të ahut dhe kullotave malore të Letmit, duke e bërë atë një nga destinacionet më të bukura malore në Parkun Kombëtar “Shebenik”. Parku Kombëtar i Shebenikut ka mjaft monumente natyrore të shpallura apo jo, që mund të vizitohen nga turistët dhe studiuesit. Me interes është Kisha e Kosharishtit e ndërtuar në një shpellë me figura e mbishkrime që nga shek. II para erës sonë, që duhet të jetë gjithashtu pjesë e guidës nëse doni të vizitoni Parkun Kombëtar të Shebenikut. Kjo shpellë-kishë është e vendosur në një shkëmb në lartësi rreth 70 metra nga niveli i lumit të Qarrishtës, ku janë pikturuar Shenjtorja Mari dhe dishepujt gjatë një ceremonie. Shumë i rëndësishëm fakti që ngjyrat në këto piktura nuk janë zhdukur dhe qëndrojnë ende të gjalla. Do të gjeni në Shebenik liqenet karstike, liqenin e Fushë-Studnës, Vlaskën, Fushën e Dorëzit, Bredhin e Fushë-Kuqes, Rrapin e Taksimit, Shkallën e Skënderbeut, Gurrën e Ariut e shumë zona të tjera që presin vizitorë.

https://ata.gov.al/2022/07/07/parku-kombetar-i-shebenikut-tabela-informuese-per-vizitoret/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ