Parku Kombëtar i Prespës, një nga parqet natyrorë më të mëdhenj të Shqipërisë në juglindje të vendit. Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi ndau sot në rrjete sociale, pamje nga Liqeni i Prespës, që ofron natyrën e bukur me diversitet të faunës dhe florës. “Me një florë dhe faunë të jashtëzakonshme ku numërohen mbi 1500 lloje bimësh, 261 lloje zogjsh, 21 lloje peshqish e plot specie të tjera që popullojnë zonën”, shkroi Ekonomi. Për një ofertë turistike të përmirësuar në Parkun Kombëtar të Prespës, është punuar për krijimin e shtigjeve me sinjalistikën e nevojshme. Gjithashtu investimet në zonën rurale synon tha kthejnë atë një nga qendrat më interesante të agroturizmit shqiptar, për vetë potencialet dhe resurset turistike që ofron vija e liqenit të Prespës. Monumentet natyre në park: Venjat e Kallamasitrit, Zgavra e Zaverit, Dushqet e Manastirit Djellas, Ishulli i Maligradit, Gurët e Mumjes, Shpella e Tren dhe objektet kulturore, fetare, historike brenda zonës si; Kisha e Shën Marenes, Kallamas, Kisha e Shën Gjergjit Gollomboc, Kisha e Shën Pjetrit Zaroshkë, Kisha e Shën Mërisë, e bëjnë Parkun Kombëtar të Prespës, një destinanacion të turizmit gjithëvjetor, për vizitorët vendas dhe të huaj. Turizmi dhe bujqësia konsiderohen si sektorët që do të rrisin të ardhurat për banorët dhe përmirësojë zhvillimin ekonomiko-social të Prespës. ATSH
Parku Kombëtar i Prespës
RELATED ARTICLES