Friday, November 22, 2024
HomeMJEDISParku i rehabilituar i liqenit të Mbreshtanit në Berat

Parku i rehabilituar i liqenit të Mbreshtanit në Berat

Parku i liqenit të Mbreshtanit, 15 minuta larg qendrës së Beratit do të jetë një ndër atraksionet më të reja turistike, në liqenin e Mbreshtanit. Aktualisht ka përfunduar vendosja e ndriçimit rreth pedonales. Për punë ditësh Berati do të ketë një atraksion të ri turistik. Qytetarët dhe turistët mund të zgjedhin të kalojnë mëngjeset apo mbrëmjet përreth liqenit.

Për realizimin e këtij projekti bashkia Berat bashkëpunoi me kompaninë SHELL Albania. Ky projekt përfshin shtimin e gjelbërimit dhe pedonalen e re rreth e përqark, për t’i bërë shëtitjet e qytetarëve edhe më të këndshme. Qyteti i një mbi një dritareve  vijon të mbetet ndër qytetet më të preferuara të turistëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments