Saturday, March 22, 2025
HomeSOCIALEParku Divjakë-Karavasta, zonë e rëndësishme biodiversiteti në Mesdhe

Parku Divjakë-Karavasta, zonë e rëndësishme biodiversiteti në Mesdhe

Parku Kombëtar Divjakë – Karavasta është një nga zonat më të rëndësishme të biodiversitetit të Shqipërisë dhe brigjeve të Mesdheut.

I shtrirë si një hark i gjelbër anës detit Adriatik, ky park ndodhet rreth 5 km larg qytetit të Divjakës dhe afro 70 km larg Tiranës dhe përbëhet nga ekosisteme të pasura në biodiversitet, burime natyrore, një zonë e mbrojtur natyrore për shpendët e ujit, si ligatinë, me interes dhe rëndësi ndërkombëtare.

Parku kufizohet nga lumi Shkumbin në veri, nga kodrat e Divjakës në Lindje, nga kanali i Myzeqesë dhe lumi Seman në jug, dhe laget nga deti Adriatik në perëndim.

Pranë këtij parku gjenden ishulli i Kularit, Laguna e Karavastasë, Lagunat e Godullës së Madhe dhe të Vogël, Godulla e Pishës.

Karavastaja dhe mjediset ujore rreth saj janë habitate për disa lloje peshqish si ngjala, koca, levreku, qefulli etj. Ndërkohë pjesë e parkut janë edhe monumentet natyrore si: Ishulli i Pelikanit; Dunat e oazit të Divjakës; Pisha e Egër në oazin e Divjakës; Gorrica e Kryekuqit; Vidhat e Zharnecit, etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ