Parku Arkeologjik i Apolonisë mbetet tërheqës jo vetëm për arkeologjinë dhe antikitetin, por edhe për peizazhin natyror. Turistët që drejtohen drejt Parkut Arkeologjik të Apolonisë do të gjejnë tashmë edhe një infrastrukturë rrugore të përmirësuar. Me një gjatësi prej 18 km, kjo rrugë lidh zonën urbane të qytetit të Fierit me plazhin e Semanit dhe Darëzezës, duke i dhënë një impuls të rëndësishëm zhvillimit të turizmit bregdetar. Rruga e re drejt Parkut Arkeologjik të Apolonisë sjell më afër për të gjithë vizitorët edhe Kishën e Shën Mërisë, pjesë e Manastirit.