Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca bëri të ditur se drejtoritë e Ujitje-Kullimit po vijojnë punën për pastrimin e kanaleve kulluese me qëllim parandalimin e përmbytjeve në zona të ndryshme të vendit. Ministrja përcolli në rrjete sociale foto ku shihen aspekte të ndryshme nga puna konkrete që po kryhet në terren, teksa informoi se, “drejtoria e Ujitje-Kullimit Korçë po punon për mbrojtjen e tokave nga gërryerjet e lumenjve, duke eliminuar rrezikun e përmbytjeve të tokave bujqësore dhe mbrojtjen maksimale gjatë sezonit të shirave”. Krifca tha se, konkretisht ekipet tona janë duke punuar për ndërtimin e argjinaturave në: Lumin Devoll, në fshatin Inonisht, Bilisht; Lumin Dunavec në fshatin Ravonik, Korçë; Lumin Shkumbin në Ullishtaj, Papër, Elbasan; Lumin Shkumbin në Shirgjan, Elbasan dhe në lumin Osum në Orizaj, Berat – loti 1 dhe 2. “Jemi të angazhuar me një vëmendje të shtuar të ekipeve tona për pastrimin e kanaleve të ujitjes dhe kullimit, me qëllimin për t’i paraprirë parandalimit të përmbytjeve të tokave bujqësore dhe zonave përreth banesave të fermerëve, si dhe do të ndikojmë direkt në prodhimtarinë e tokës”, u shpreh ministrja Krifca.
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on