Mot i qëndrueshëm në fundjavë. Meteorologia Lajda Porja thotë se të shtunën dhe të dielën paraditet do të jenë me diell ndërsa pasditet sjellin vranësira. Sa i përket temperaturave, minimalet do të jenë deri në -4 gradë ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 16 gradë. “Moti përgjatë kësaj fundjave vazhdon të jetë i qëndrueshëm. Do të kemi intervale të gjata me diell të premten, ka pasur tërheqje të lehtë të kësaj vale të ftohtë por temperaturat mbeten të uëta. Sot Bulqiza regjistron -5 gradë. Do të kemi rritje të temperaturave në vlera maksimale, duke bërë që të jemi rreth 13-14 gradë. E shtuna dhe e diela do të shtojnë vranësirat por do të jenë më të ngrohta. Parashikohet që të shtunën dhe të dielën të kemi rritje të temperaturave edhe në vlerat minimale dhe maksimale, duke bërë që minimalet të jenë në -4 apo -5 në zonat e thella malore dhe maksimalet do të ngjiten deri në 16 gradë. Sa i përket motit paraditet do të jenë me diell dhe pas mesditës do të kemi vranësira, të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë të dielës.”, theksoi meteorologia. Sa i përket Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut:“Mot i kthjellët por mjaft ftohtë në Kosovë dhe pse temperaturat do të kenë rritje në fundjavë, mbetet deri në -6 apo -7 gradë në zona të izoluara të Kosovës ndërsa maksimalet do të jenë jo më shumë se 16 gradë. Moti do të jetë i kthjellët paradite, pasditja vranësira të shpeshta. RMV do të regjistrojë temperatura -4 dhe -5 dhe maksimalet do të ngjiten në Shkup deri në 8 gradë celcius.”, u shpreh meteorologia./abcnews.al
Home PARASHIKIMI MOTIT Paradite diell, pasdite vranësira/ Si do të jetë moti dhe temperaturat gjatë...