Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të mbajnë një takim urgjent për Ukrainën sonte në Nju Jork, pas fjalimit të presidentit rus Vladimir Putin dhe njoftimeve të tij për rekrutimin në Rusi, referendumet në Ukrainë, por edhe kërcënimet bërthamore që ai lëshoi. Samiti u thirr nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell dhe do të zhvillohet sonte në Nju Jork, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Zyrtarët europianë, duke komentuar deklaratat e Putinit, flasin për një përshkallëzim serioz që përbën rrezik për të gjithë, ndërsa deklaruan edhe një herë se do të qëndrojnë solidarë me Ukrainën. “Putin po e vë në rrezik paqen botërore”, tha në Twitter shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. “Njoftimi i Putinit për referendume të rreme, mobilizim të pjesshëm ushtarak dhe shantazh bërthamor është një përshkallëzim serioz. Kërcënimi i armëve bërthamore është i papranueshëm dhe një rrezik real për të gjithë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet për të parandaluar veprime të tilla. Paqja botërore është në rrezik”, tha Borrell në postimin e tij në Twitter.https://lajme.rtsh.al/artikull/ministrat-e-jashtem-te-be-takimi-te-jashtezakonshem-ne-nju-jork-pas-fjalimit-te-putinit-borrell-paqja-boterore-eshte-ne-rrezik
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on