Kongresi Rinor Kombëtar për herë të parë pati përfaqësues në eventin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së “Paqe në kohë Krize” (Peace in Times of Crisies) që u zhvillua në SHBA. Aktiviteti u mbajt nga Kongresi Rinor Kombetar dhe UNAA me suportin dhe mikpritjen e Misionit të Shqipërise në OKB me mandat në Këshillin e Sigurimit. Klajdi Priska, përfaqësoi Kongresin Rinor Kombëtar, i cili u prezantua para një paneli me pjesëmarrjen e ambasadorit të Shqipërisë në OKB, ambasadorit të Gjermanisë, ambasadorit të Bashkimit Evropian, UNDP, si dhe në prezencën e të rinjve që përfaqësonin shtetet e tyre si Ukraina, Finlanda, Gjermania, Shqipëria etj. Gjatë aktivitetit u theksua puna që Kongresi Rinor Kombëtar ka bërë për axhendën “Rinia, Paqja dhe Siguria” së bashku me UNAA në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”. Dhe gjithashtu u diskutuan rreziqet dhe kërcënimet që Republika e Shqipërisë dhe shqiptarët në Rajon kanë hasur në një moment ku në të gjithë botën ka eskalim të rreziqeve si dhe çfarë po bën ne duke bashkëpunuar me palë të ndryshme si dhe me struktura si motra për t’i paraprirë këtyre rreziqeve. Priska ndau me ne disa detaje nga eventi në SHBA. “Aktualisht, një hije e reve që përbëhet nga frika dhe kërcënimet është ajo që mbulon pjesën më të madhe të planetit. Në gjithë këtë qiell të zymtë, ne besojmë se më mirë se kushdo, janë të rinjtë ata që mund të gjejnë dritën për t’i ngritur këto re dhe për t’i lënë rrezet të tejçojnë shpresë. Kjo është arsyeja pse, Kongresi Rinor Kombëtar i Shqipërisë në partneritet me UNAA, në kuadër të TEYC2022 ka punuar përgjatë gjatë vitit të fundit për të krijuar mekanizmat për zbatimin e axhendës së Rinisë, Paqjes dhe Sigurisë në Shqipëri dhe në rajon me homologët tanë”, u shpreh Klajdi Priska, Përgjegjës Politikash, KRK, Koordinator Programi “Rinia bën Ekonomi Krijuese dhe Novacion”, “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”.http://ata.gov.al/2022/10/11/paqe-ne-kohe-krize-kongresi-rinor-kombetar-perfaqesohet-ne-aktivitetin-e-okb-se/
Paqe në kohë krize, Kongresi Rinor Kombëtar
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on