Papa Françesku deklaroi se “ishte i përfshirë në përpjekjet për të organizuar një shkëmbim të burgosurish në Ukrainë”, megjithëse nuk është e qartë se çfarë roli ka luajtur ai. Ai përmendi përpjekjet e tij ndërsa iu drejtua një takimi me jezuitët në Kazakistan javën e kaluar, sipas La Civiltà Cattolica, një revistë jezuite. Papa tha se ‘’ai merr një numër të madh vizitash nga populli ukrainas dhe zyrtarët që i tregojnë atij për luftën’’. Njëri ishte një oficer ushtarak i cili u fokusua në shkëmbimin e të burgosurve dhe i solli një listë me mbi 300 të burgosur. Papa tha se oficeri “më kërkoi të bëja diçka për të bërë të mundur një shkëmbim. Telefonova menjëherë ambasadorin rus për të pyetur nëse mund të bëhej diçka, nëse shkëmbimi i të burgosurve mund të përshpejtohej”. Forcat ukrainase dhe ruse shkëmbyen rreth 300 të burgosur javën e kaluar pas shkëmbimeve të mëparshme në fillim të luftës. Takimi privat i Papa Françeskut me jezuitët u zhvillua më 15 shtator në Kazakistan, pasi mori pjesë në një takim të liderëve fetarë ndërkombëtarë atje.https://ata.gov.al/2022/09/29/vatikan-papa-francesku-rrefen-mbi-perpjekjet-e-tij-per-shkembimin-e-te-burgosurve-ne-ukraine/