Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPapa : Arsimi dhe jo armët sjellin përparimin e kombeve

Papa : Arsimi dhe jo armët sjellin përparimin e kombeve

Progresi i vërtetë i kombeve nuk matet nga pasuria ekonomike dhe aq më pak nga sa investojnë në fuqinë ushtarake, çka mbetet një iluzion, por nga aftësia për të siguruar arsimim, shëndetësi dhe rritje integrale”, deklaroi papa Françasku në një takim me punonjësit e bamirësisë në kryeqytetin mongol, Ulan Bator. ”Kjo strukturë, që ju e keni ndërtuar dhe që sot kam gëzimin ta bekoj dhe ta përuroj është një shprehje konkrete e kujdesit për të tjerët, në të cilën të krishterët e njohin veten e tyre, sepse aty ku ka mirëseardhje, ku ka mikpritje dhe hapje ndaj të tjerëve, dikush thith aromën e Krishtit”, tha papa. “Shpenzimi për fqinjin, për shëndetin e tij, nevojat e tij primare, formimin dhe kulturën e tij i përket kësaj pjese të gjallë të popullit të Zotit që në fillim. Që nga fillimi i misionarëve të parë në Ulan Bator në vitet 1990 , ata ndjenë menjëherë thirrjen për bamirësi, e cila i shtyu të kujdeseshin për fëmijët e braktisur, vëllezërit dhe motrat e pastrehë, të sëmurët, personat me aftësi të kufizuara dhe të burgosurit”, theksoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments