Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEPanairi që promovon Delvinën

Panairi që promovon Delvinën

Bashkia Delvinë organizoi panairin “Traditë, kulturë, shije delvinjote”, një aktivitet që promovon produktet tradicionale të zonës së Delvinës. Panairi “Traditë, kulturë, shije delvinjote” mblodhi bashkë delvinjotë që ruajnë dhe trashëgojnë traditat, si ato të punimeve artistike, punimeve me dorë, përpunimi artizanal i produkteve etj. Kryetarja e bashkisë Delvinë, Majlinda Qilimi e konsideroi këtë aktivitet një promovim mjaft të mirë të produkteve të artizanëve, artistëve të sazeve delvinjote, bletërritësve, grumbulluesve dhe përpunuesve të bimëve medicinale, blegtorëve etj. Kultura dhe tradita e këtij qyteti u ndërthurën në një festë të gëzueshme, ku ishin të pranishëm edhe vizitorë e turistë vendas e të huaj. Deputetja e PS-së, Anila Denaj, e pranishme në këtë aktivitet, shprehu mirënjohjen për të gjithë ata qytetarë që me kontributin e tyre kanë lënë gjurmë në kulturën e këtij qyteti dhe vazhdojnë t’i përcjellin këto vlera te brezat e rinj. Panairi u zhvillua në qendër të qytetit, në sheshin “Sulejman Delvina”, ku të gjitha bizneset, artizanët, agjencitë turistike, etj, kishin në dispozicion një stendë në të cilën reklamuan prodhimet e tyre.http://ata.gov.al/2022/08/13/tradite-kulture-shije-panairi-qe-promovon-delvinen/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ