Në Institutin Albanologjik në Prishtinë, ka nisur edicionin e parë panairi “Botimet Albanologjike”, panairi i librit shkencor në fushat e albanologjisë. “Botime albanologjike” synon të jetë një ngjarje që, nga viti në vit, do të qarkullojë në të tria qendrat albanologjike. Ai vjen si rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit mes Institutit Albanologjik Prishtinë (IAP), Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tirana (ASA) dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup (ITSHKSH). Është aktiviteti i parë i rëndësishëm i një sërë veprimtarish që mbahen gjatë muajve tetor-dhjetor, krahas Konferencës mbarëkombëtare “Një komb, një gjuhë” dhe “Ditëve të albanologjisë”. Ky bashkëpunim mbështetet në marrëveshjen e nënshkruar në janar 2021, midis Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranë, Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Në vazhdimësi synohet që të arrihet botimi i veprave të përbashkëta shkencore dhe qarkullimi i tyre në të gjitha hapësirat albanologjike. Shefi i Degës së Gjuhësisë në IAP, Naim Berisha, është prehur se panairi do të jetë një aktivitet tradicional, që vitin e ardhshëm do të organizohet në Shkup, ndërsa vitin pasues në Tiranë. Në kuadër të marrëveshjes mes IAP, ASA dhe ITSHKSH, do të zhvillohet edhe Konferenca Mbarëkombëtare Shkencore “Një komb, një gjuhë”, kushtuar 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit. Konferenca do t’i zhvillojë punimet në tri seanca, në Shkup më 22 nëntor, në Prishtinë më 23 nëntor dhe në Tiranë më 24 nëntor 2022.https://ata.gov.al/2022/10/05/hapet-panairi-i-botimeve-albanologjike-ne-prishtine/
Panairi i “Botimeve Albanologjike”, në Prishtinë
RELATED ARTICLES