Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREPanairi i Artizantit në Golem

Panairi i Artizantit në Golem

Panairi i Artizanatit bëri bashkë në Golem dhjetra artizanë nga Kavaja dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë si Durrësi, Tirana, Elbasani, Vau Dejës, Berati, dhe Gjirokastra. I organizuar në kuadër të projektit ArtCult, në këtë panair u ekspozuan produkte të prodhuara mjeshtërisht nga duart e artizanëve që tërhoqën vëmendjen dhe zgjuan kuriozitetin e të gjithë të pranishmëve. Shumë turistë, vizitorë dhe pushues vendas dhe të huaj vizituan panairin dhe u ndalën në tavolinat e mbushura me produkte të ndryshme artizanati: punime tezgjahu, poçerie, kostume popullore, qilima, qëndisme, punime grepi dhe shtize, makrame, filigrani, rezine etj duke u njohur me mjeshtërinë dhe kreativitetin e artizaneve në prodhimin e produkteve të punuara me dorë. Panairi ishte një mundësi ideale që krijoi ura lidhëse midis konsumatorëve dhe artizaneve. Vizitorë dhe turistë të shumtë vendas dhe të huaj u mahnitën nga punimet e mrekullueshme që artizanet kishin krijuar dhe shpesh herë nuk hezituan që të blenin produkte me vlerë nga fondi i pasur i trashëgimisë së pasur kulturore. Aktiviteti dëshmoi qartë se si nisma të tilla ndihmojnë në rritjen e vetvlerësimit të artizanëve për punën e tyre, përmirësimin e marketingut, rrjetëzimin dhe fuqizimin e grave artizaneve. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments