Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREPalmira në Festivalin e Filmit Arkeologjik “Arkeovizion”

Palmira në Festivalin e Filmit Arkeologjik “Arkeovizion”

Dokumentari “Fytyrat e harruara të Palmirës” është filmi i radhës që do të shfaqet në Hollin UNESCO të Muzeut Kombëtar, në kuadër të Festivalit Europian të Filmit Arkeologjik, “Arkeovizion”. “Fytyrat e harruara të Palmirës” është një produksion francez i vitit 2021, 1 orë e 24 minuta, me regji të Meyar Al-Roumi-t. Dy mijë vjet më parë, Palmira ishte një qytet i lulëzuar. Në udhëkryqin e rrugëve tregtare, qyteti tërhoqi karvanët nga Mesopotamia, India dhe Kina. Çfarë ka mbetur nga rrënojat e tij, nekropolet e rizbuluara nga europianët në shek. XVII, dëshmojnë për një të kaluar të begatë. Gdhendur në gur gëlqeror në shekujt e parë të erës sonë, fytyrat e burrave, grave dhe fëmijëve, përfaqësues të familjeve të mëdha, zbukurojnë varret e Palmirës. Që nga viti 2012, arkeologia daneze Rubina Raja ka udhëhequr një projekt afatgjatë për të gjetur, dokumentuar dhe gjurmuar gjenealogjitë dhe jetën e përditshme të palmirasve. Qyteti antik i Palmirës u dëmtua rëndë, disa vjet më parë, nga luftëtarët e ISIS, të cilët dëmtuan edhe një pjesë të madhe të statujave të muzeut.https://ata.gov.al/2022/10/27/palmira-ne-festivalin-e-filmit-arkeologjik-arkeovizion/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments