Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPakti i BE-së për migracionin kalon pengesën e fundit

Pakti i BE-së për migracionin kalon pengesën e fundit

*Shtetet anëtare të BE-së hoqën pengesën e fundit për një pakt më të rreptë për migracionin dhe azilin pas gati një dekade grindjesh, që hyn në fuqi nga viti 2026. Megjithatë, në një letër dërguar Komisionit Evropian, 15 vende anëtare të BE-së shprehën dëshirën për masa më të forta kundër migrimit të paligjshëm. BRUKSEL, 18 maj /ATSH-ENR/ – Bashkimi Evropian i dha të martën dritën jeshile rishikimit historik të politikave të tij të migracionit dhe azilit që do të shohë kufij të ngurtësuar dhe përgjegjësi të përbashkët midis shteteve anëtare. Zyrtarët e BE-së kishin pasur përpjekje për të përfunduar reformat e migracionit – produkt i viteve të debatit – përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian të planifikuar për në qershor. Çështja ka qenë përçarëse politikisht, veçanërisht që nga fluksi i të ardhurve në vitin 2015 që ekspozoi dobësitë e sistemit të migracionit.

Rishikimi përbëhet nga 10 pjesë të legjislacionit të mbështetur nga shumica dërrmuese e shteteve anëtare të BE-së. Megjithatë, Hungaria dhe Polonia votuan kundër të gjithë paketës, ndërsa Austria dhe Sllovakia kundërshtuan pjesë të veçanta. Republika Çeke, gjithashtu një kritike e paktit, abstenoi nga të dhjetë votat. Kryeqytetet e BE-së kanë dy vjet për të vënë rregullat në fuqi ligjore. Ligjet e reja kërkojnë që të 27 shtetet anëtare të BE-së të marrin njëfarë përgjegjësie për menaxhimin e kërkesave për azil – përfshirë ata që votuan kundër reformave – por paketa gjithashtu i bën rregullat më të rrepta për aplikantët. Pakti krijon qendra të reja kufitare që do të mbajnë emigrantë të parregullt ndërsa kërkesat e tyre për azil shqyrtohen. Dëbimet e atyre që konsiderohen të papranueshëm do të përshpejtohen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ