Zyrtarët pakistanezë bënë të ditur se si pasojë e përmbytjeve të rrëmbyeshme, të shkaktuara nga shirat e dendur që kanë goditur prej mesit të muajit qershor pjesën më të madhe të vendit, rreth 1000 persona kanë humbur jetën dhe me mijëra të tjerë janë zhvendosur. Numri i ri i të vdekurve i shpallur të shtunën vjen një ditë pasi kryeministri Shahbaz Sharif kërkoi ndihmë ndërkombëtare për t’u përballuar me dëmet e mëdha të shkaktuara në vendin e varfër islamik. Kombet e Bashkuara lëshuan një apel të menjëhershëm për ndihmë. Ekipet e shpëtimit janë përpjekur për të evakuuar me mijëra njerëz të izoluar nga zonat e goditura nga përmbytjet. Kriza ka detyruar qeverinë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Zakonisht sezoni i shirave në Pakistan zgjat prej muajit korrik deri në mes të shtatorit.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615361