Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPaketa fiskale 2023, përjashtohen nga TVSH donacionet dhe grantet

Paketa fiskale 2023, përjashtohen nga TVSH donacionet dhe grantet

Në Paketën Fiskale të hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për vitin 2023 propozohet përjashtimi nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) i fondeve të marra në bazë të një marrëveshjeje donacionesh apo granti, të lidhur ndërmjet qeverisë shqiptare dhe donatorëve të huaj. Sipas draftit të siguruar nga ATSH-ja, Ministria e Financave dhe Ekonomisë propozon trajtimin e furnizimeve të mallrave dhe shërbimeve të destinuara për realizimin e projekteve si furnizime të përngjashme me eksportet. Po ashtu, propozon përjashtim në import të mallrave të furnizuara në kuadër të realizimit të këtyre projekteve. Drafti, i cili i është shpërndarë biznesit, pritet të kalojë edhe në qeveri dhe më pas të nisë diskutimet në komisionet parlamentare.http://ata.gov.al/2022/10/18/paketa-fiskale-2023-perjashtohen-nga-tvsh-donacionet-dhe-grantet/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments