Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka parë nga afër investimin e ri për grafinë e shkallës së lartë të teknologjisë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku deklaroi se po fuqizohet rrjeti i pajisjeve radiologjike në spitale dhe poliklinika. “Ne jemi duke ecur paralelisht në disa drejtime. Jo vetëm përsa i përket përmirësimit të flotës ekzistuese të pajisjeve, por edhe për rritjen e teknologjisë së shërbimit të radiologjisë. Ndaj jo vetëm nëpërmjet investimit që ne jemi duke bërë në vlerën 4.2 milionë euro në gjithë Shqipërinë për fuqizimin e shërbimit të radiologjisë me 18 grafi të reja, me 4 skanera, një angiograf i ri që është duke u instaluar në Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, por nga ana tjetër jemi duke fuqizuar ekipet tona mjekësore dhe stafet e tyre. Pesë mjekë i janë shtuar Spitalit të Elbasanit, pjesë e ekipit të 100 mjekëve të rinj të atashuar në spitalet rajonale dhe bashkiake”, tha Manastirliu. Duke folur për investimet e reja, Manatirliu tha se “ne do të vijojmë investimet, ndaj planifikojmë që me buxhetin e vitit 2023 ne do të fillojmë investimin në Poliklinikën e qytetit, që do të përmirësojë shërbimin për sa i përket kujdesit ambulator për qytetarët e Elbasanit. Por nga ana tjetër, do të japim mundësinë që të kemi edhe shërbime të tjera ambulatore të vendosura në Poliklinikë pasi ne duam të zgjerojmë kapacitetet, edhe gamën e aparaturave të imazherisë”. Në kuadër të planit të përballimit të COVID-19 dhe emergjencave shëndetësore, po kryhen investime në spitalet universitare, rajonale dhe bashkiake për pajisjen dhe rinovimin e flotës së aparaturave bio-mjekësore të teknologjisë së lartë, me vlerë 4.2 mln euro. Fuqizimi i flotës së pajisjeve mjekësore do të sjellë në strukturat spitalore katër skanera të rinj të teknologjisë së fundit. Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të pajiset me një angiograf të ri. Edhe spitalet e tjera rajonale dhe bashkiake si dhe poliklinikat e Vorës dhe Paskuqanit po pajisen me 18 grafi të reja dhe 4 ECHO, pjesë e investimit në flotën e aparaturave moderne të teknologjisë së lartë.https://ata.gov.al/2022/09/26/manastirliu-pajisje-te-reja-radiologjike-ne-18-spitale-e-poliklinika/
Pajisje të reja radiologjike në 18 spitale e poliklinika
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on