Wednesday, March 26, 2025
HomeSOCIALESHENDETESIPagat më të larta në Zvicër detyrojnë 4 000 infermierë lombardë të...

Pagat më të larta në Zvicër detyrojnë 4 000 infermierë lombardë të lënë vendin

Rajoni i Lombardisë po kërkon të punësojë 2 287 infermierë të cilët i mungojnë sistemit, shkruan ”Corriere della Sera”. Infermierët në rajon janë të paktë (66 000), e shpesh herë të paguar keq, duke i bërë ata të shkojnë nëpër vende të tjera, veçanërisht në Zvicrën e afërt. Kjo është me pak fjalë tabloja e paraqitur nga drejtuesit rajonalë të Urdhrit të Profesioneve. ”Guri i themelit të problemit është mungesa e qarkullimit, pasi janë 3 000 infermierë që do të dalin në pension në qark në pesë vitet e ardhshme, krahasuar me jo më shumë se 2 000 të diplomuar të rinj”, shpjegoi nënkoordinatori rajonal, Aurelio Filippini. Por, në një rajon si Lombardia, çështja e pagës së pamjaftueshme ndihet edhe më shumë për shkak të afërsisë së vendeve në të cilat profesioni paguhet tre herë më shumë. Ka 6-7 000 infermierë nga Lombardia që punojnë jashtë vendit nga të cilat 4 000 punojnë në Zvicër. Në fakt, infermierët ndërkufitarë mund të fitojnë deri në 5 000 euro në Zvicër, aq sa një mjek në Itali, ndërkohë që paga mujore në këtë anë të kufirit nuk i kalon 1 600-1 700 euro në rastin më të mirë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ