Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPagat e muajit maj do të kalojnë siç ishin para se të...

Pagat e muajit maj do të kalojnë siç ishin para se të hynte reforma në fuqi

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se, pagat e muajit maj të administratës publike do të kalojnë siç ishin para se të kryhej rritja e tyre. Në një konferencë për medie, Ibrahimaj solli në vëmendje se të enjten e kaluar Kuvendi miratoi me shumicë votash një paketë ligjesh, e cila i hapi rrugë një prej reformave më të mëdha historike të ndërmarra vitet e fundit për rritjen e pagave në administratën publike. “Gjatë gjithë kësaj periudhe institucionet përgjegjëse kanë qenë në koordinim me njëri-tjetrin, në mënyrë që zbatimi i politikës së pagave të vinte në një kohë sa më të menjëhershme”, tha ajo. Ibrahimaj informoi se, në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave u miratuan në parim tetë projektvendime që i hapin rrugë një reforme historike, që ndikon në mënyrë të qëndrueshme në gjithë politikën buxhetore dhe fiskale. “Për çdo dy lekë të ardhura që shteti arkëton në formën e tatimeve dhe taksave, 1 lek do të shkojë për transfertën e qytetarëve në formën e pagave, pensioneve apo ndihmës ekonomike, pagesës së papunësisë, pagesës për personat me aftësi të kufizuara”, shtoi ajo. Ibrahimaj u shpreh se, zbardhja dhe aplikimi i vendimeve merr një kohë më të gjatë, ndaj për të shkaktuar sa më pak vonesa në marrjen e pagave, u është kërkuar të gjitha institucioneve buxhetore që të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm, me qëllim që pagat e majit, në fazën e parë të kalojnë siç ishin para se të hynte në fuqi reforma. “Ne miratuam 8 vendime të Këshillit të Ministrave që kaluan në parim, por patën diskutime. Do të marrim pak më shumë kohë, duke qenë se janë mbi 200 institucione të administratës qendrore që preken nga këto vendime dhe mbi 130 mijë të punësuar, bashkë me ata në shëndetësi, arsim, fushën e sigurisë, pagat e cilëve u miratuan që në muajin prill”, tha ajo. Ibrahimaj sqaroi se, pagat në tërësi do të kalojnë siç kanë qenë në muajin maj dhe ndërkohë me zbardhjen e vendimeve, do të instruktohen institucionet për dokumentacionin e nevojshëm, me qëllim që shtesat mbi pagë të aplikohen qoftë për muajin prill, edhe për majin. “Kjo pasi ne kujdesemi gjithashtu që tatimi mbi të ardhurat i paguar për shtesat mbi pagë të muajit prill dhe maj të jetë tatimi i duhur. Të gjitha institucionet me zbardhjen e vendimeve do të instruktohen për dhënien e shtesave të majit dhe prillit duke prekur listëpagesat në bazë të një udhëzimi që po hartohet”, tha ajo. Ministrja u shpreh se rritja e pagave nuk pritet të çojë në rritje të inflacionit. Ajo solli në vëmendje se falë politikave fiskale dhe monetare të qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë, vendi ynë shënoi nivelin më të ulët të inflacionit.atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments