Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAOsmani: Kosova do të paraqesë aplikimin për anëtarësim në BE

Osmani: Kosova do të paraqesë aplikimin për anëtarësim në BE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaroi sot në Tiranë se beson fort se dialogu Kosovë-Serbi që udhëhiqet nga BE dhe mbështetet plotësisht nga SHBA është e vetmja mënyrë për të ecur përpara drejt një marrëveshjeje përfundimtare të përqendruar te njohja e ndërsjellë. Në një prononcim për mediet para nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor, Osmani tha se “Kosova ka treguar përkushtim ndaj BE-së në çdo veprim që ka ndërmarrë sidomos kur vjen fjala te harmonizimi 100% me BE për çdo politikë të jashtme”. “Na duhet që BE të lëvizë nga fjalët në vepra sidomos kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Kosova do të paraqesë aplikimin për anëtarësim në BE në fund të këtij viti dhe shpresojmë fort për mbështetjen e plotë të vendeve anëtare të BE-së”, tha ajo. Sipas saj, “të qëndrosh në krahun e duhur të historisë sot është më e pakta që duhet pritur prej nesh”. “Për fat të keq, Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie që ka ekzistuar në vitet ’90 në Serbi dhe është kjo mendësi që çoi në luftë e shkatërrim. Mendësi që duhet hedhur poshtë nga të gjithë. Ajo që po tregon Kosova këto ditë është e kundërta e asaj çfarë po tregon Vuçiçi, po shtrijmë dorën e bashkëpunimit edhe pse ata kurrë nuk kanë kërkuar të falur për krimet që kanë kryer”, tha ajo. Osmani vlerësoi se ky samit që është një sipërmarrje shumë e rëndësishme si nga BE edhe nga Ballkani Perëndimor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ