Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEOSHEE skemë lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve

OSHEE skemë lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve

OSHEE Group ka prezantuar skema të reja lehtësuese për barrën e faturave të papaguara të energjisë elektrike për klientët tanë familjarë dhe jofamiljarë, buxhetorë ose jobuxhetorë. Këto skema, të ashtuquajtuara “aktmarrëveshje”, ofrojnë lehtësim financiar dhe theksojnë përkushtimin e OSHEE-së ndaj përgjegjësisë sociale, mirëqenies së klientëve familjarë dhe komunitetit të binzesit. “Gjatë vitit 2024 do të aplikojmë aktmarrëveshjet për shlyerjen me këste të faturave të energjisë, të papaguara deri në 31 dhjetor 2022, duke siguruar që klientët tanë të marrin mbështetjen e nevojshme për prapambetjet në pagesat e kohërave të vështira (gjatë dhe pas pandemisë).

Këta klientë duhet të kenë mbyllur ndërkohë detyrimet e krijuara gjatë vitit 2023 dhe në vazhdim, të cilat duhet të jenë likuiduar përpara lidhjes së aktmarrëveshjes së shlyerjes së debisë mes klientit dhe kompanisë OSHEE për periudhat e hershme. Në skemat e aktmarrëveshjeve, që do të zbatohen gjatë këtij viti, do të përfshihen gjithashtu edhe detyrimet e papaguara nga faturat; dëmi ekonomik, fatura sistemuese, fatura testim matësi, fatura korrektive, që i përkasin vitit 2023 e në vijim”, thuhet në njoftimin e OSHEE Group. Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i OSHEE Group në datë 15 shkurt 2024, pas shqyrtimit të propozimit nga administratori i OSHEE Group, Enea Karakaçi.

Me këto skema lehtësuese, OSHEE Group, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i qëndron besnik misionin të tij, si një shoqëri aksionere me kapital shtetëror, e cila ka për qëllim kryesor përmbushjen e nevojave të shqiptarëve, stabilitetin financiar të tyre, por edhe stabilitetin financiar të kompanisë, për të operuar me eficiencë afatgjatë. Secila kategori përfituesish ka lehtësime të ndryshme, të cilat përshkallëzohen në varësi të kategorisë së klientit dhe masës së mbartur të debisë që ka secili prej tyre. Masat lehtësuese janë gjithashtu të ndryshme, duke filluar nga: këstet fikse mujore për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për klientët familjar, falje ose lehtësim i kamatëvonesave në varësi të periudhës së shlyerjes dhe skema e kësteve të ndryshueshme, në varësi të masës së detyrimit për kategorinë e klientëve buxhetor dhe jo buxhetor.

Në këto skema OSHEE Group është kujdesur veçanërisht për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, për klientët familjarë me ndihmë ekonomike, për pensionistët-kryefamiljarë, ose klientët me status të veçantë, të cilët përfitojnë këste akoma më lehtësuese dhe që shtihen më gjatë në kohë, krahasuar me kategoritë e tjera. Mes klientëve të biznesit, OSHEE Group është kujdesur veçanërisht për biznesin e vogël që ka, gjithashtu, lehtësi shtesë në skemën e shlyerjes së kamatëvonesave. Më konkretisht, përfitimet për secilën kategori klientësh janë: Klientët familjarë që trajtohen me ndihmë ekonomike, pensionistët-kryefamiljarë, ose klientët me status të veçantë, mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste fikse mujore 1,200 lekë. Klientët e tjerë familjarë mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste fikse mujore 2800 lekë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments