Thursday, October 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREOpera e Pergolesit rikthehet në TKOB

Opera e Pergolesit rikthehet në TKOB

“La Serva Padrona”, opera buffa e Giovanni Battista Pergolesi, vjen në TKOB për fëmijët dhe nxënësit e vendit, në kuadër të programit “Edukimi përmes Kulturës”. Teatri numëron 17 shfaqe të vëna në skenë deri më sot, qëkur kjo nismë ka marrë jetë për edukimin e brezit të ri. Opera “La serva padrona” (intermezzo), zgjat rreth 40 minuta dhe e ndarë në dy pjesë, pa ouverture, duke e bërë të përshtatshme për moshat e vogla. “Opera buffa” është një zhanër i veçantë opere, ku ngjarjet trajtohen me humor dhe konflikti zgjidhet nëpërmjet lojës e argëtimit. Protagonistja në “La Serva Padrona”, Serpina, është shërbyese në shtëpinë e Ubertos dhe në veprën e tij. Pergolesi sjell në mënyrë ironike dhe qesharake, përpjekjen e saj për t’u respektuar nga padroni, si të ishte një zonjë e vertetë shtëpie. Kur Uberto vendos që duhet të martohet edhe Serpinës i lind një ide. Përse të mos jetë ajo, zonja e re e shtëpisë? Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, gjithashtu edhe bashkia Tiranë, ftuan fëmijët bashkë me prindërit dhe mësuesit të ndjekin këtë shfaqje.https://ata.gov.al/2022/10/28/opera-e-pergolesit-rikthehet-ne-tkob-per-nxenesit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments