Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIOkulistët: Shumica e fëmijëve që vizitohen kanë probleme me sytë

Okulistët: Shumica e fëmijëve që vizitohen kanë probleme me sytë

Regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë kërkon dhe një kontroll të syve tek okulisti, qe shume fëmijë për neglizhencë të prindit e kanë për herë të parë vizitën, ndonëse kontrolli i syve duhet bërë çdo gjashtë muaj. Mjekja okuliste thotë se është një luftë e madhe që duhet bërë për të shmangur përdorimin e telefonit nga fëmijët e vegjël, pasi po i dëmtojmë vetë në këmbim të qetësisë që ofron për pjesëtarët e tjerë të familjes kur fëmijët përhumben në telefon.

Nuk është asnjëherë vonë për të filluar me reduktimin e kohës së fëmijës përpara ekraneve. Edhe pse jetojmë në kohën e teknologjisë gabimi duhet ndrequr në fillim nga prindi. Vendosja e syzeve rikthen shikimin 100% tek fëmijet e e vegjël, por ato duhen monitoruar çdo 4 muaj. Ndërsa për fëmije të shëndetshëm kontrolli i syve duhet bërë çdo 6 muaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments