Tuesday, March 18, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREOKB synon të ndryshojë imazhin e migracionit

OKB synon të ndryshojë imazhin e migracionit

Drejtoresha e re e përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, Amy Pope theksoi sot përfitimet e migracionit të ligjshëm dhe u zotua të kundërshtojë imazhin negativ në shumë vende të destinacionit. Pope, e cila zëvendësoi António Vitorino në krye të organit të OKB-së, tha një ditë pas marrjes së detyrës se kërkohej një sistem që do t’i lejonte migrantët dhe vendet e destinacionit të përfitonin. “Migrimi i ligjshëm ishte i mirë për ekonominë dhe duhet të promovohet”, tha Pope. Ajo vuri në dukje prova bindëse se migrimi gjeneron prosperitet, promovon inovacionin dhe mund të ndihmojë shoqëritë në plakje. “IOM-i, i cili financohet nga 175 shtetet anëtare, do t’i kushtojë vëmendje sektorit privat që mbështet migrimin për të mbledhur më shumë fonde”, tha ajo. Pope vlerësoi përpjekjet e organizatave private për shpëtimin e migrantëve me varka në rajonin e Mesdheut. “Ne vlerësojmë punën e kujtdo që mbështet migrantët në vështirësi”, tha ajo. Ajo renditi shkaqet e migrimit si ndryshimet klimatike, dhuna dhe mungesa e perspektivës. Mungesa e rrugëve ligjore i shtyu migrantët të aplikonin për azil në një proces që kërkonte kohë dhe shpesh çoi në refuzime. Kjo mbingarkoi sistemet e azilit të nevojshëm për njerëzit që përballen me persekutim ne vendet e tyre”, shtoi Pope.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ