Kombet e Bashkuara paralajmëruan se kriza humanitare në Liban po përkeqësohet për shkak të ofensivës izraelite.
Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha se kushtet po “përkeqësoheshin në një shkallë alarmante”.
”Bombardimet e pandërprera po shtojnë vuajtjet e popullatave të cenueshme”, shtoi organizata.
”Më shumë se 30 sulme ajrore goditën kryeqytetin Bejrut vetëm të dielën duke i frikësuar banorët dhe duke detyruar zhvendosjen e mëtejshme nga zonat me popullsi të dendur”, theksoi OCHA.
Në vitin që nga sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit, më shumë se 600 000 njerëz janë zhvendosur brenda vendit në Liban sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, me 80% të 978 strehimoreve kolektive tashmë të mbushura.
Tre të katërtat e strehëzave janë ndërtesa shkollore të konvertuara.
Fillimi i vitit shkollor tashmë është shtyrë për në nëntor për shkak të luftimeve.
Sipas të dhënave të UNICEF-it, rreth 350 000 fëmijë janë zhvendosur gjatë konfliktit në Liban