Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALESHENDETESIOBSH: Të paktën 10 000 vdekje u regjistruan vetëm në muajin dhjetor

OBSH: Të paktën 10 000 vdekje u regjistruan vetëm në muajin dhjetor

Të paktën 10 000 vdekje për shkak të Covid-19 janë regjistruar në muajin dhjetor, deklaroi drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp. “Megjithëse Covid-19 nuk është më një emergjencë globale shëndetësore, virusi vazhdon të qarkullojë, të ndryshojë dhe të vrasë. Të dhënat nga burime të ndryshme tregojnë një rritje të transmetimit në dhjetor, e nxitur nga grumbullimet gjatë periudhës së festave dhe nga varianti JN.1. i cili tani është varianti më i shpeshtë i raportuar globalisht”, shtoi ai. “Ne të gjithë duhet të vazhdojmë të marrim masa paraprake kundër Covid-19. Edhe pse 10 000 vdekje në muaj është shumë më e ulët se kulmi i pandemisë, ky nivel i vdekjeve të parandalueshme nuk është i pranueshëm”, përfundoi ai, duke u bërë thirrje vendeve “të ruajnë mbikëqyrjen dhe sigurimin e aksesit në teste, trajtime dhe vaksina”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ