Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIOBSH: Numri i rasteve me Covid-19 sërish në rritje

OBSH: Numri i rasteve me Covid-19 sërish në rritje

Numri i infeksioneve me koronavirus është në rritje sërish në hemisferën veriore, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). “Ne vazhdojmë të shohim tendenca shqetësuese të Covid-19 përpara sezonit të dimrit në hemisferën veriore”, tha sot drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, në Gjenevë. “Gjatë muajve më të ftohtë, njerëzit janë të ekspozuar ndaj një rreziku më të lartë të infeksionit, pasi kalojnë më shumë kohë brenda”, tha ekspertja kryesore e OBSH-së për koronavirusin, Maria Van Kerkhove. Sipas agjencisë së OKB-së, numri i vdekjeve nga koronavirusi është sërish në rritje në Lindjen e Mesme dhe Azi, ndërsa Amerika e Veriut, Evropa dhe Azia po shohin një numër në rritje të shtrimeve në spital për shkak të Covid-19. Ekspertët e OBSH-së u bënë thirrje të moshuarve dhe grupeve të tjera vulnerabël që të bëjnë vaksinat përforcuese nëse është e nevojshme. Sipas Van Kerkhove, vaksinat kundër Covid-19, aktualisht të disponueshme, mbrojnë kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes, kur infektohen me variante të reja të virusit. “Ndërkohë, vetëm 42 raste të variantit të ri BA.2.86 i njohur edhe si “Pirol”, të cilin OBSH-ja e ka monitoruar që nga mesi i gushtit, janë regjistruar në mbarë botën në 11 vende”, tha ekspertja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments