OBSH: 2,7 milionë evropianë vdesin nga ushqimet ultra të përpunuara dhe alkooli

0
1

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ushqimet ultra të përpunuara (UPF), alkooli, duhani dhe lëndët djegëse fosile vrasin 2,7 milionë njerëz çdo vit në të gjithë Evropën. Ekspertët thonë se të ashtuquajturat “industritë e energjisë” shkaktojnë sëmundje dhe vdekje të parakohshme, sepse ato ndërhyjnë në politikat dhe përpjekjet e qeverisë për të reduktuar rastet e kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Në një raport të ri, OBSH bën thirrje për ”rregullim rigoroz për të frenuar industritë e fuqisë” dhe që ”qeveritë të shtyjnë përpara politikat shëndetësore që rregullisht sfidohen, vonohen, minohen ose ndërpriten nga kjo industri”. OBSH tha se “më shumë se 7 400 njerëz vdesin çdo ditë në Evropë për shkak të produkteve dhe praktikave të dëmshme të nxitura nga industria tregtare”. Sipas saj, këto produkte komerciale kontribuojnë në 24% të të gjitha vdekjeve, duke përfshirë vdekshmërinë e konsiderueshme nga sëmundjet kardiovaskulare (51,4%) dhe kancerin (46,4%).