Monday, November 18, 2024
HomeSOCIALEOborri i Shtëpisë Muze të Pavarësisë në Vlorë

Oborri i Shtëpisë Muze të Pavarësisë në Vlorë

Pas përfundimit të punimeve në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë, park ky që lidh pjesën e brendshme të qytetit me Lungomaren, tashmë janë ndezur edhe dritat te emrat e firmëtarëve të pavarësisë, në oborrin e shtëpisë muze. Kryeministri Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga oborri i Shtëpisë Muze të Pavarësisë në Vlorë, të cilën e cilësoi si “zemra e Parkut të Ri, tanimë i përfunduar plotësisht si një tjetër aset i vyer publik i Vlorës së Rilindur”. Në park janë vendosur 10 emrat e ministrave dhe 40 firmëtarëve të Pavarësisë. Ky park i ri jo vetëm do t’i shërbejë qytetarëve, por është edhe një atraksion më shumë për turistët vendas e të huaj që pushojnë në qytetin bregdetar. Parku është konceptuar si një vatër e gjelbër mes qytetit dhe detit, që merr parasysh transformimet urbane dhe infrastrukturore për të krijuar lidhje të reja fizike dhe vizuale midis të dyve. Parku i Shtëpisë së Pavarësisë është i vendosur në hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës, deri tek porti.http://ata.gov.al/2022/10/02/rama-oborri-i-shtepise-muze-te-pavaresise-ne-vlore-zemra-e-parkut-te-ri/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments