Në drejtimin e kryetarit, Arben Pëllumbi, komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin zhvilloi një seancë dëgjimore me grupet e interesit lidhur me shqyrtimin e projektligjit “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”. Të ftuar ishin Anita Shushku, Kryetare e Bordit Ekzekutiv AREA, Mwrgim Byberi, Anwtar i Bordit Ekzekutiv AREA, Vullnet Haka, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, Reshat Mancaku, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, Aleko Polo, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, Anduel Cekrezi, EuroElektra sh.p.k., Gjergji Gjinko, Sadik Llapashtica, Sidorela Kaçi, Panele Besi sh.p.k,, Bruno Papaj, Vega Solar, Armand Skuqi, Solar Energy Solutions sh.p.k, Rako Paja, AR Ecoenergjia sh.p.k etj. Po ashtu, të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, Drejtor i Përgjithshëm i Politikave dhe Zhvillimit të Industrisë dhe Energjisë dhe Rudina Banushi, Drejtor i Programeve të Zhvillimit në Fushën e Energjisë dhe Efiçencën e Energjisë. Qëllimi i këtij projektligji është të përmirësojë kuadrin rregullator bazë ligjor të energjisë së rinovueshme në Shqipëri, duke marrë në konsideratë gjetjet dhe rekomandimet e ndryshme të organizmave ndërkombëtarë, Gjatë seancës dëgjimore, të pranishmit diskutuan mbi përmbajtjen e projektligjit, si edhe ndanë idetë dhe dhanë propozimet e sugjerimet e tyre në nene të posaçme të tij. Mbledhja e dytë e komisionit vazhdoi me shqyrtimin Nen për nen të projektligjit “Për bletarinë”, ku te ftuar ishin përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Alban Mësonjësi, drejtor juridik MBZHR, Arjan Jaupllari, Pëllumb Aleksi, Drejtor i Përgjithshëm ISUV. Objektivi i projektligjit është përcaktimi i rregullave për mbarështimin e bletëve, transportin, shtegtimin, riprodhimin e tyre, si dhe përpunimin, etiketimin, magazinimin e tregtimin e produkteve të bletarisë. Gjithashtu, projektligji përforcon rregullat e gjurmueshmërisë së produkteve të bletarisë. Pas diskutimeve, komenteve dhe pyetjeve e përgjigjeve të ndryshme, anëtarët e komisionit e miratuan këtë projektligj nen për nen dhe në tërësi, së bashku me ndryshimet përkatëse të dakordësuara gjatë diskutimeve. atshb