Nxënësja e “Petro Nini Luarasit” portretizon veprën “Lexuesja” të piktorit Sadik Kaceli

0
5

Nxënësit e talentuar të shkollave në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe dhe 80-vjetorit të Çlirimit po i japin jetë veprave ikonë të artit shqiptar.

Ndërsa fotografia është realizuar nga Emi Nebiu.

Në Vitin e Gjuhës Shqipe dhe në kuadër të 80-Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, nxënësit e shkollave tona i japin jetë veprave ikonë të artit shqiptar, të cilat përfaqësojnë figura kulturore dhe personalitete të rëndësishme të historisë sonë, si dhe momente kyçe të së shkuarës, duke rikthyer në vëmendje ngjarjet dhe figurat që kanë ndikuar në historinë dhe identitetin kombëtar shqiptar.

Për Vitin e Gjuhës Shqipe, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka planifikuar një sërë aktivitetesh në rang kombëtar dhe mbarëkombëtar ku do të përfshihen të gjitha shkollat në vend por edhe në diasporë.

Aktivitetet do të kulmojnë me 22 Nëntor në Ditën Kombëtare të Alfabetit Shqip.