Friday, March 28, 2025
HomeSHKENCA DHE JETANumri i rinoqerontëve në Afrikë rritet për herë të parë në më...

Numri i rinoqerontëve në Afrikë rritet për herë të parë në më shumë se një dekadë

Ka patur një rritje prej 5% në numrin e rinoqerontëve të vëzhguar në Afrikë vitin e kaluar, tha sot Unioni i Ruajtjes (IUCN) në një njoftim që përkon me Ditën Botërore të Rinoqerontit. Numri u rrit në 23 300, megjithëse kafshët janë ende të rrezikuara nga gjuetarët. “Të paktën 551 rinoqerontë u vranë ilegalisht në kontinentin afrikan vitin e kaluar”, sipas IUCN. Kafshët gjuhen për brirët e tyre, të cilët mendohet se në disa rajone kanë fuqi shëruese ose rrisin fuqinë, pavarësisht se kërkimet shkencore kanë dëshmuar të kundërtën. “Numri i rinoqerontëve të bardhë u rrit në rreth 16 800 për herë të parë që nga viti 2012”, sipas të dhënave. Numri i rinoqerontëve të zinj u rrit gjithashtu, në rreth 6 500, ndërsa IUCN ia atribuon këtë masave më të rrepta të ruajtjes. Rinoqerontët janë të rëndësishëm për biodiversitetin pasi sigurojnë habitate të sigurta për kafshët e tjera. IUCN është një organizatë ombrellë me anëtarë aktivë në fushën e ruajtjes së natyrës. Këtu përfshihen shtetet dhe organizatat qeveritare dhe joqeveritare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ