Në raportin e vitit të kaluar të ”Global Trends”, agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, parashikoi se “çështja nuk është më nëse zhvendosja e detyruar do të kalojë 100 milionë persona, por kur, sipas https://www.unhcr.org/globaltrends. Dhe kjo ”kur” është tani. Në fund të vitit 2021, numri i përgjithshëm i njerëzve në mbarë botën që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve, dhunës, frikës nga persekutimi dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut ishte 89,3 milionë. Kjo është më shumë se dyfishi i të zhvendosurve me forcë, një dekadë më parë dhe më së shumti që nga Lufta e Dytë Botërore. Me miliona ukrainas të zhvendosur dhe zhvendosje të mëtejshme gjetkë në vitin 2022, pra zhvendosja totale e detyruar tani tejkalon 100 milionë njerëz. Kjo do të thotë se një në çdo 78 njerëz në tokë është detyruar të arratiset, një moment historik dramatik që pak do ta prisnin një dekadë më parë. Ndërsa situatat e reja të refugjatëve shfaqen dhe intensifikohen dhe ndërsa ato ekzistuese rindizen ose mbeten të pazgjidhura, ekziston një nevojë akute për zgjidhje të qëndrueshme në shkallë në rritje. ”Global Trend” për refugjatët vë në dukje se një prioritet strategjik për UNHCR-në dhe komunitetin humanitar është identifikimi dhe mbështetja e zgjidhjeve të qëndrueshme që u mundësojnë refugjatëve të rindërtojnë jetën e tyre dhe të jetojnë në siguri dhe dinjitet. Nëse paqja e qëndrueshme do të ishte e mundur për konfliktet aktuale, sa refugjatë do të riktheheshin? UNHCR dhe partnerët e saj bëjnë sondazhe për të treguar nëse refugjatët dëshirojnë të kthehen në vendet e tyre të origjinës nëse kushtet e lejojnë. Për shembull, rreth shtatë në 10 sirianë të pritur në vendet kryesisht fqinje shpresonin të ktheheshin në Siri në të ardhmen. Më shpesh, rreth një e treta deri në gjysmën e popullatave të tjera të refugjatëve kanë shprehur gatishmërinë për t’u kthyer në të ardhmen në anketa të ngjashme. Nëse paqja e qëndrueshme do të arrihej në disa vende kyçe, shifrat globale të refugjatëve mund të përgjysmoheshin në rreth 10 milionë, ku qëndronin dy dekada më parë. Arsyet më të zakonshme që refugjatët na thonë se pse kthimi nuk është i mundur janë pasiguria e vazhdueshme dhe mungesa e mjeteve të jetesës ose strehimit. Komuniteti ndërkombëtar mund të ndërmarrë veprime për të dyfishuar përpjekjet për të ndarë përgjegjësitë dhe për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme, të cilat mund të ndryshojnë trendin aktual, duke ulur ndjeshëm nivelet e zhvendosjes. Historikisht, zgjidhjet për daljet nga situatat e zhvendosjes kanë qenë të disponueshme, por ndërsa situatat e reja të refugjatëve intensifikohen dhe ato ekzistuese rindizen ose mbeten të pazgjidhura, ekziston një nevojë akute dhe në rritje për zgjidhje të qëndrueshme. ATA
Numri i refugjatëve arrin në mbi 100 milionë
RELATED ARTICLES