Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot rritjen me 0.25 pikë përqindje të normës bazë së interesit, duke e çuar nga niveli 1.25 % në nivelin 1.75 %. Kjo është rritja e tretë brenda këtij viti. Pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, Guvernatori i BSH-së Gent Sejko tha se, “BSH e vlerësoi të nevojshëm përshtatjen e qëndrimit të politikës monetare me kushtet e reja të rritjes së inflacionit”. Sipas tij, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vazhdon të vlerësojë se nivelet e larta të presioneve inflacioniste janë rreziku primar mbi rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit. “Për këtë arsye, në respektim të objektivit të stabilitetit të çmimeve, Këshilli Mbikëqyrës vendosi: të rrisë me 0. 5 pikë përqindjeje normën bazë të interesit, nga niveli 1.25% në nivelin 1.75%; të rrisë me 0.5 pikë përqindjeje normën e interesit të kredisë njëditore, nga niveli 2.25% në nivelin 2.75% dhe të rrisë me 0.5 pikë përqindjeje normën e interesit të depozitës njëditore, nga niveli 0.25% në nivelin 0.75%”, deklaroi Sejko. Guvernatori vuri në dukje se, në gjykimin e Këshillit, normalizimi i politikës monetare do të krijojë kushte më të përshtatshme për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe kthimin e inflacionit në objektiv brenda horizontit afatmesëm. Në të njëjtën kohë, politika monetare do të vijojë të mbetet në kahun akomodues gjatë gjithë procesit të normalizimit dhe nuk do të cenojë premisat e rritjes ekonomike.
Norma bazë e interesit rritet në nivelin 1.75 %
RELATED ARTICLES
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on