Tuesday, April 22, 2025
HomeSHKENCA DHE JETANju Jorku po fundoset nga pesha e tij

Nju Jorku po fundoset nga pesha e tij

Në një studim të ri shumë interesant, të botuar në revistën ”Earth’s Future”, një ekip shkencëtarësh ka zbuluar se qyteti i Nju Jorkut po zhytet ngadalë nga pesha e tij, sipas interestingengineering.com/. Ky problem qëndron për shkak të një fenomeni të zakonshëm natyror të quajtur rrëshqitje, ku gjërat e rënda, si ndërtesat, vendosen gradualisht me kalimin e kohës ose kur ndryshimet e mëdha në Tokë rezultojnë në fundosjen e gjërave. Kjo mund të jetë për arsye të ndryshme, por lëvizjet e papritura në sedimentet e buta ose ngarkesat e rënda që shtyjnë poshtë depozitat e buta janë shembujt kryesorë. Nëse llogaritjet nga studimi janë të vërteta, atëherë del se ky qytet po fundoset me një ritëm prej rreth një deri në dy milimetra në vit. Kjo nuk tingëllon shumë, por duhet theksuar se kjo është një mesatare dhe disa pjesë po fundosen shumë më shpejt, aq shumë më shpejt, sa ato janë ekuivalente me ritmet e rikthimit të kores së Tokës nga shkrirja akullnajore. Ndryshimet në themelet e qytetit, shtëpia e mbi tetë milionë banorëve, mund të përbëjnë një kërcënim për zonat e tij të ulëta. Prandaj, studiuesit theksojnë se është thelbësore të investohet në zhvillimin e strategjive zbutëse për të trajtuar rrezikun në rritje të përmbytjeve dhe rritjes së nivelit të detit. Megjithatë, ndërtimi i argjinaturave masive detare mund të mos jetë zgjidhja më e duhur. “Qëllimi i punimit është të rrisë ndërgjegjësimin se çdo ndërtesë shtesë, e lartë, e ndërtuar në mjedise bregdetare, lumore ose liqenore mund të kontribuojë në rrezikun e përmbytjeve në të ardhmen”, shkruajnë gjeologu Tom Parsons i Shërbimit Gjeologjik amerikan dhe kolegët e tij të Universitet të Rhode Island. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ