Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALENjohja e sigurimeve shoqërore, Shqipëri-Itali

Njohja e sigurimeve shoqërore, Shqipëri-Itali

Shqipëria dhe Italia kanë nisur diskutimet për arritjen e marrëveshjes nëpërmjet së cilës do të mundësohet njohja e sigurimeve shoqërore. Instituti i Sigurimeve Shoqërore njoftoi sot se, Shqipëria dhe Italia u ulën në Tiranë, në një tryezë të përbashkët në nivel teknik, për të diskutuar termat konkretë për hartimin e Marrëveshjes Kuadër, ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurimeve shoqërore, pas përpjekjeve disavjeçare. “Tashmë, jemi duke punuar për të bërë realitet një ëndërr të shumë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj, në mënyrë që vitet e tyre të punës të njihen dhe të shpërblehen denjësisht”, theksoi ISSH. Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani kryesoi delegacionin për palën shqiptare, ndërsa pala italiane u udhëhoq nga Koordinatori i Grupit Negociator, Tommaso Nannicini, senator i Senatit italian. Të dy krerët e delegacioneve shprehën vullnetin e tyre, për të arritur një Marrëveshje Kuadër, e cila do të garantojë njohjen e ndërsjelltë të të drejtave në fushën e sigurimeve shoqërore. Në linjë kjo edhe me anagazhimet e të dy shteteve tona për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin në fushën ekonomike. Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado bëri një paraqitje të detajuar të skemave të detyrueshme të sigurimeve shoqërore shqiptare dhe theksoi se ky është një hap shumë i rëndësishëm për qytetarët e të dy vendeve tona. Diskutimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme, 26 korrik, në përfundim të së cilës palët do të nënshkruajnë edhe kuadrin që do të dakordësohet.http://ata.gov.al/2022/07/25/njohja-e-sigurimeve-shoqerore-shqiperi-itali-nisin-diskutimet-per-marreveshjen/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ